Klubi i karatesë nga Hasanbegu, KK Kushtrimi, ka festuar sot 10-vjetorin e themelimit të klubit, shkruan Open-TV.
KK Kushtrimi njihet si njëri ndër klubet më të suksesshme në Maqedoninë e Veriut. Gjatë kësaj dekade ka nxjerë karatesitë të talentuar, të cilët klubi i kanë sjell medalje të shumta nga garat vendore dhe ndërkombëtare.
Sonte ata ishin tubuar me iniciativën e kryetarit dhe kryetrajnerit, Irfan Aliu. Në mbrëmjen modeste ishin të ftuar kryesia e klubit dhe anëtarët më të ngushtë të klubit, si dhe një pjesë e karateistëve, të cilët nëpër gara kanë ngritur lartë emrin e klubit Kushtrimi./Open-TV/