22 shkurt – Misioni dhe vizioni i klubit të karatesë “Rinia” nga Mateçi i komunës së Likovës gjithmonë ka qenë orientimi dhe mbështetja e talenteve të karatesë që të fillojnë një karrierë të suksesshme. Motoja e klubi “Tek ne lindin kampionët” ka shtyrë KK “Rinia” që shtrijë aktivitetin e saj edhe në fshatin Likovë.
KK “Rinia” është një mundësi ideale që fëmijët e fshatit Likovë t’i realizojnë ëndrrat e tyre fëmijërore në këtë sport të shkathtësisë luftarake.
Se KK “Rinia” ka për qëllim krijimin e emrave dhe jo numrave dëshmon edhe mundësia që ofron përmes provave falas të bëhesh pjesë e klubit të tyre, aty ku lindin kampionët.
Ky është njoftimi i KK Rinia:
Më 07.03.2022 fillojmë në f. Likovë, tek salla e shkollës fillore “Dituria”.Prova Falas.
Stërvitjet: E hënë, e mërkur, e enjte prej orës 18:30.
Për regjistrim dhe informacione të tjera në tel: 071 738 676 (Whatsapp).
Me shumë respekte trajneri: Seful Osmani.