Profesori në pension, Sevim Ferati nga Haracina ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin e Open-TV, Reshat Ibraimi, në të cilën ka rrëfyer për rastin e babait të tij, Nuredin Nuredini, i cili humbi jetën tragjikishtë në mbrojtje të pragut të shtëpisë më 18 janar të vitit 1990 të shekullit të kaluar, ngjarje që kishte tronditur shqiptarët në Ish-Jugosllavi.
Ai ka treguar momentin e rëndë kur mori lajmin se babai I tij kishte humbur jetën.
“Rasti ndodhi më 18 janar të vitit 1990 në ora 13 e 20 minuta. Të them të drejtën atë ditë neve skemi qenë të lajmëruar se do të vijë dikush dhe do të bëj dicka këtu, unë isha në shkup për fejesën e vëllait, pra skam qenë këtu. Në atë kohë nuk kishim telefona që të mirremi vesh, vetëm kur erdha dhe pash kalllabakllëkun te shtëpia ime me polici dhe popull. Po i pyes se cka ka ndodhur, më thanë se ka ndodhur një rast dhe është mbytur një njeri. Përndryushe në atë kohë ai ka qenë duke ngrënë bukë, është ngritur nga buka për të parë se cka po ndodh, sepse po bënë zhurmë një eskavator. Eskavatori e ka rrëzuar murin I cili ka qenë vetëm i rradhitur me bllokaqë most ë hyjnë kafshët në kopsht për të bërë dëm. Më pas populli filloi të grumbullohej dhe u bë natë. Në atë shtyllë ku është rrëzyuar e kishtë zënë dhe e ka mbytur në vend. Të nesërmen në fshat u vendos që kufoma të dërgohet në parlament. Unë mendoj se kufoma të dërgohet në parlamendt është një histori, dhe ne u nisëm në këmbë të shkojmë nga Haraçina. Kanë qenë diku 4 deri 5.000 veta. Në parlament na priti Vullnet Starova, kryetar i parlamentit të Maqedonisë socialiste. Pas takimit ne u kthyem dhe babain tim e varrosëm në fshatin Vishticë”, u shpreh ai.
Rrëfimi i plotë: