Dje në Shkup është zhvilluar turneu ndërkombëtarë në karate “Solidarnost Open 2024”.
KK Rinia nga Mateçi i komunës së Likovës mori pjesë me tre garues, të cilët u kthyen medalje.
Elif Osmani fitoi të artën, Ajan Emini të argjendtën, ndërsa Furkan Osmani të bronztën.
KK Rinia falënderon AT “Valentina Raisen” me pronar Sami Aliu për mbështetjen.
Postimi i KK Rinia:
Sot në Shkup u zhvillua turneu ndërkombëtar “Solidarnost Open” 2024.
Klubi i Karatesë “Rinia” Mateç u paraqit me tre garues dhe arriti po aqë medalje;
Elif Osmani vendi parë 🥇
Ajan Emini vendi dytë 🥈
Furkan Osmani vendi tretë 🥉
Faleminderojmë Agjensionin Turistik Valentina Reisen me pronar Sami Aliu i cili na i mbulojë shpenzimet e rrugës dhe ushqimin, duke i dëshiruar punë të mbarë.