Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, në Qendrën Informative Kulturore në Shkup është mbajtur një manifestim kushtuar veteranëve të arsimit.
Në këtë aktivitet, bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ndau mirënjohje për mësimdhënësit që me dekada të tëra punë dhe përkushtim kanë kontribuar në edukimin e brezave dhe ruajtjen e gjuhës shqipe.
“Me dekada të tëra punë, sakrificë dhe përkushtim kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në edukimin dhe arsimimin e brezave. Ata janë njerëzit që jo vetëm kanë përcjellë dije, por kanë kultivuar gjuhën shqipe, kanë ruajtur identitetin tonë kombëtar dhe kanë mbjellë vlera që vazhdojnë të jetojnë edhe sot!”, ka shkruar Kasami.
Gjatë manifestimit u vlerësua roli i rëndësishëm i veteranëve të arsimit në zhvillimin e arsimit shqip, veçanërisht përkushtimi i tyre në përcjelljen e dijes, kultivimin e gjuhës dhe ruajtjen e identitetit kombëtar ndër breza.







