Në Beograd të Serbisë, nesër startojnë garat e stilit të lirë në kuadër të Kampionatit Botëror, pjesë e të cilit do të jane edhe mundësit tanë Besir Alili e Fati Vejseli, të prirë nga trajneri dhe seleksionuesi Sedat Baftiu, si dhe nënkryetari i klubit, Ahmed Ademi.
Para pak çastesh u hodh edhe shorti për garat e stilit të lirë, ku në kategorinë deri më 61 kg, Besir Alili, në raundin eliminator do të takohet me Reza Ahmadali Atrinagarch nga Irani, ndërsa në kategorinë deri më 70 kg, Fati Vejseli, gjithashtu në raundin eliminator, do të përballet me Ramazan Eldarovitch Ramazanov.
Ndryshe, Vejseli garat e tij do t’i ketë gjatë ditës së nesërme, ndërsa Alili do të paraqitet në tapet gjatë ditës së shtunë.