Një derbi i madh në Ligën e parë të femrave do të luhet nesër në sallën sportive në Autokomandë të Shkupit, raporton Open-TV.
Do të përballen Metalurgu vendës dhe skuadra shqiptare WHC Çair, ndeshje e javës së 17-të, e cila fillon në orën 13:00.
Me këtë rast, klubi shqiptar iu ka bërë thirrje publikut të tyre që të jenë në numër sa më të madh në atë ndeshje për tiu dhënë mbështetje drejt fitores.
Ja postimi:
FITORJA MË SE E DOMOSDOSHME PËR VAJZAT TONA.
Të nderuar SPORTDASHËS!
Me shumë kënaqësi dhe nder, ju ftojmë të na ndiqni në ndeshjen e hendollit në kuadër të xhiros së 17-të të Super Ligës për femra, që do të mbahet më 17 Mars 2024 (E Diel) me fillim nga ora 13:00 në sallën sportive të Avtokomandës.
Kërkesa jonë për të na përkrahur ka të bëjë me rëndësinë e këtij takimi, sepse, po që se në këtë përballje dalim fitues, jemi ekipi i vetëm me liderin aktual që do të luftojmë deri në fund me pikë për pozitën e parë në tabelën e klasifikimit dhe jemi shumë afër realizimit të planit për t’u bërë kampion në Super Ligën e Femrave në Hendboll.
PRANIA JUAJ DO TË NA NDERONTE.
Faleminderit paraprakisht!
Me respekt:
WHC ÇAIR