***Përvjetor i themelimit të klubit shahut Teuta***
Sot bëhen katër vite që nga themelimi dhe zyrtarizimi i klubitFaleminderim të veçantë secilit anëtarë të klubit (sot jemi me shume se 15, por synimi ynë kryesor mbetet angazhimi i të rinjëve dhe të rejave në lojën dhe garat e shahut) për angazhimin; vetrezistencën dhe qëndrueshmerine e tyre për zhvillimin dhe avansimin shahut ne komunen tone, shoqerimin, njohjet e reja, bashkepunimet me klubet tjera; paraqitjet dinjitoze duke perfaqesuar komunen gjithandej. Faleminderim kryetarit te klubit, shahistin e njohur Nexhmedin Sadiku.
Për kaq vite veçojmë pjesëmarrjen e klubit ne garat ekipore shtetërore të organizuara nga Federata e Shahut te Maqedonisë së Veriut, duke iu faleminderuar përkrahësit tonë të vetëm për finansimin – Komuna e Likovës.
Pjesëmarrjen në shumë turne brenda shtetit, Kosovë, Serbi, Shqipëri e Bullgari. Ku sigurisht nuk kanë munguar dhe mirenjohje dhe medalje per shahistet tanë për rezultatet e arritura. Turnet dhe pjesëmarrja jonë është mesatarisht mbi 15 turne brenda një viti.
Theksi i veçantë është bashkëpunimi i klubit me Nënkryetarin e Federates R.M.V Agim Shemshiu dhe veçanërisht bashkëpunimi me Komunën e Likovës dhe kryetarin e saj z. Erkan Arifi për mbështetjen financiare për mbarëvajtjen e Turneut Memorial ” Fadil Nimani” që ketë vit do të mbahet per te 9-tën herë, me mbi 100 pjesëmarrës nga i gjithë rajoni.
Organizimi i turneut memorial ” Fati Zendeli” që po mbahet për dy vjet me radhë me afër 30 pjesëmarrës.
Shprehim gatishmëri si klub, për bashkëpunime me klube te ndryshme të shahut nga vendi e rajoni, si dhe disponimin për anëtarësime të reja ne klub.
Urojmë dhe shpresojmë në fitore dhe rezultate më të mira në të ardhmen.
“Teuta” mbretëreshë siç ishte, dhe figura me më shumë peshë në shah që është “mbretëresha” , i tillë urojmë të jetë në të ardhmen dhe KLUBI SHAHUT “TEUTA”
Po ju sjellim nje foto, nga çastet e para te themelimit te klubit
Uroj edhe për 96 vite tjera të festoj klubi ynë i shahut ( 4 vjet egzistencë + aq sa dhe janë fushat katrore në shah + figurat ne atë tabllo=100!)
#TeutaMbretëreshë