Në buletinin e fundit të komisarit për gara, Aleksandar Milojevic ka disa gjoba në të holla, por edhe një paralajmërim të rëndësishëm, shkruan portali maqedonas “sportsport.mk”, transmeton Open-TV.
Bëhet fjalë për klubin e basketbollit shqiptar “Çair 2030”, të cilit në të ardhmen i tërhiqet vërejtje që krahas gjuhës shqipe ta përdorë edhe gjuhën maqedonase gjatë prezantimit të personave zyrtarë gjatë ndeshjeve.
Ky ekip është dënuar edhe me gjobë prej 24.000 denarë për hedhjen e sendeve të forta, si dhe gjobë për mjete teknike me defekt.
BC Çair 2030 është klubi i vetëm shqiptar në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut në basketboll për meshkuj (Open-TV)