Gjithçka gati për të filluar garat e edicionit të EHF Kupës Evropiane. Skuadra e WHC Çair sot ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit para duelit të nesërm kundër Istogut.
“Të dashur simpatizues të klubit tonë, mbështetja juaj asnjëherë nuk ka munguar si dhe gjithmonë na keni bërë krenarë. Siç e dini në ndeshjen e radhës jemi një hap larg historisë. Ekipi jonë ka cilësi të kalojë në roundin e tretë të edicioniot të European Cup”, shprehet Gafur Hasani, trajner i portierëve.
Kojovic thotë se: “Ekipi në vazhdimësi ka punuar gjatë këtyre dy javëve, aq edhe sa zgjati pauza shkaku i angazhimeve të përfaqësueseve. Në këtë periudhë stafi i trajnereve kishin mundësinë që të shfrytëzojnë në maksimum përgatitjet që të futen në përbërje edhe prurjet e reja, ndërsa këtë më së miri e dëshmuan edhe në ndeshjen në kampionat kundër Gjevgjelisë, ku ekipi ynë e fitoi me rezultat 36-28”, deklaroi ajo.
Anisa Sali thotë se: “Jemi maksimalisht të koncentruar, pasi që e dimë se sa vlerë ka kjo ndeshje dhe kjo fitore. Respekt të madh për ekipin e Istogut, pasi si ekip kan përvojë në gara evropiane dhe nuk duhet nënvlerësuar në asnjë mënyrë. Ndeshjet duhet marrë me shumë seriozitet, nëse duam të shkruajmë histori”, tha ajo.
Kujtojmë se, ndeshjet Istogu – Çair luhen të shtunën dhe të dielën me fillim në orën 17:00, ndërsa për shikuesit do të ketë transmetim të drejpërdrejtë në televizionin e RTK-së.