• Impressum
  • Na Kontaktoni
November 29, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Krimet e UDB-së në Likovë të Kumanovës

January 30, 2022
in Maqedoni
Krimet e UDB-së në Likovë të Kumanovës
Share on FacebookShare on Twitter

Demir KRASNIQI

KRIMET E UDB-së NË LIKOVË TË KUMANOVËS

Gjatë Luftës së Dytë Botërore –
Shqiptaria ka vuajt prore !
Në rrethinë të Kumanovës ,
Në luginën e Likovës !…

Ndaj popullatës vendëse –
Janë bërë krime marramendëse !
Janë zhvillua luftëra gjithë fare –
N’ mbrojtje t’ popullatës shqiptare !

Nga Likova është masakruar ,
Mizorisht dhe është coptuar –
Eshref Ademi – Çefi i Likovës ,
Kështu njihej n’ rreth t’ Kumanovës !
.
Çefi ishte prej Likovës –
Dora e djathtë e Sulë Hotlës !
Ndërsa shok i tij ma i ngushti –
Ishte Destan Jashar Agushi !

Destan trimi i kësaj trevës –
Ishte nga Norça e Preshevës !
Çefi ishte udhëheqës gjithë fare –
Për kauzën tonë kombëtare !

UDB-ja e Kumanovës –
Ndiqte Çefin e Likovës !
Së bashku me Destan Agushin –
Këmba këmbës ua ndiznin prushin !

Ndaj tyre UDB-ja s’u ndal –
Më në fund i zunë në mal !
Përmbi pendën e Likovës –
Atje afër Samakovës !

Në një vrimë bashkë kishin qenë –
Për shpëtim kishin zanë vend ,
Çefi trim Eshref Ademi ,
Destan Agushi dhe Beqir Rrustemi !

Beqir Rrustemi ishte nga Gllaxhnja –
I iknin UDB-ës nga zënëja !
Të tre ranë n’ dorë t’ UDB-së –
Nga spiunët shqiptarë t’ pa besë !

Si i zunë Çefin dhe Destanin –
Kriminelët zunë ta bëjnë namin !
I sollën n’ oborr të shkollës –
Mu në fshatin e Likovës !…

Që t’ bëjnë krime sa ma keq –
Të dytë i quan n’ fshatin Mateç !
Të dytë i shtinë në një bodrum –
Për t’iu bërë më shumë zullum !

Në kujtesë nga disa pleq –
700 metra nën Mateç ,
Pranë një dardhe kur janë afrua ,
Te Përroi i Varreve janë masakrua !

Kriminelët e serbijanit –
Mbi trup t’ Çefit dhe Destanit ,
Për të bërë krim sa më t’ hidhur ,
Këmbë e duar ua kanë lidhur !

Para se shpirti t’ iu dali –
Të dytë i rropën për s’ gjalli !
Kështu dy trimat e Likovës –
Na i vranë serbët e Kumanovës !

UDB- ja fshatin kishte rrethuar –
Kush s’ guxonte për t’ iu ndihmuar !
T’ nesërmen fshati kur janë zgjua –
N’ vend t’ masakrës kur kanë shkua …

Nga ky krim gati janë çmendur –
Kanë gjetur ca kunja të gdhendur !
Ishin kunja plot me gjak –
Kriminelët qysh kanë marrë hak !

Dy viktimat që i kanë masakruar –
Barbarët , natën i kishin mbuluar !
Kishin mbuluar me dhe shqiptarët –
Që t’ mos munden t’ ua gjejnë varret !

Ebib Shukriu , po e flet një fjalë :
“Babën n’ burg kur ma kanë marrë ,
Haki Shukriu na la me mallë –
Nga burgu nuk doli i gjallë !…

Më 5 Nëntor , Dyzet e katër –
Serbët donin t’ bëjnë masakër !
N’ mëngjes herët na rrethuan –
Babanë tonë e arrestuan !

N’ oborr hyri me rrëmbim –
Një udbash donte t’ bëjë krim !
Ky udbash ishte prej Mateçi –
Bogosav Maksimoviq dreqi !

Një udbash tjetër i dalë fare –
Kishte hipur në minare !
Shtëpinë tonë po e vëzhgonte –
Mos nga fshati kush po afronte ?!

Nga shtëpia babën e nxorën –
Ia lidhën duart dhe e morën !
Baba u nda prej nesh me mallë –
Nga burgu nuk doli i gjallë !

Babanë tonë na e morën n’ votër –
Nga Likova e çuan n’ Hotël !
Kriminelët serbë për dreq –
E dërguan pastaj n’ Mateç !

Më në fund biri i Likovës –
Mbylli sytë n’ burg t’ Kumanovës !”
Kujton burgun Riza Fejzullahu –
Haki Shukriut çka i bënte shkau :

“Unë e rrotulloja Hakijen –
Sepse keq e rrihnin shkijet !
Zotit t’ Madh i qofshim falë –
Vetëm shpirti sa nuk i kishte dalë !”

Ramazan Selimi nga Likova –
Thotë :” Hakiun e shikova !…
Pas masakrës e hodhën n’ grellë –
Në një gropë 50 metra t’ thellë !…

N’ Kumanovë , afër varreve t’ shkijeve –
Që t’ mos duket prej shtëpive !
Po n’ atë gropë , në atë humnerë –
Kanë hedhë shumë shqiptarë të tjerë !”…

Në Likovë veglat tradhtare –
Formuan UDB-në e vogël shqiptare !
UDB-ja e vogël e Likovës –
Rol ma t’ madh se e Kumanovës !…

Komunistët e egër shqiptarë –
Luanin rolin si tradhtarë !
Pa pas hile , pa pas hak –
Shumë shqiptarë i lanë me gjak !…

Eshref Ademi – Çefi i Likovës ,
Veprimtar n’ rreth t’ Kumanovës ,
N’ moshën 45 vjeç –
U masakrua n’ fshatin Mateç !

Haki Shukriu , biri i Likovës –
U likuidua n’ UDB-e t’ Kumanovës !
N’ moshën 57 vjeç –
E masakruan udbashët për dreq !

Kështu , o vëllezër tonë shqiptarë ,
Nga spiunët shqipfolës tradhtarë –
Kemi mbet gjithmonë n’ robëri ,
S’ kem pas shtet, s’ kem pas liri !…

Gjilan, më 12.02.2018. Demir KRASNIQI

Related Posts

Maksim Dimitrievski paraqet kallëzim penal kundër kompleksit të UÇK-së në Sopot, shqiptarët të heshtur!
Maqedoni

Maksim Dimitrievski paraqet kallëzim penal kundër kompleksit të UÇK-së në Sopot, shqiptarët të heshtur!

November 29, 2023
Policia e RMV-së: Është arrestuar personi që vendosi flamurin e Shqipërisë afër kryqit në Kodrën e Diellit
Maqedoni

Policia e RMV-së: Është arrestuar personi që vendosi flamurin e Shqipërisë afër kryqit në Kodrën e Diellit

November 29, 2023
Angellov: Hoqëm flamurin shqiptar në oborrin e kishës në Kodrën e Diellit
Maqedoni

Angellov: Hoqëm flamurin shqiptar në oborrin e kishës në Kodrën e Diellit

November 29, 2023
Moti sot, i ndryshueshëm, me vranësira dhe shi
Maqedoni

Moti sot, i ndryshueshëm dhe me vranësira

November 29, 2023
Ahmeti: Askush s’guxon ta prekë flamurin shqiptar, është i larë me gjak
Maqedoni

Ahmeti: Askush s’guxon ta prekë flamurin shqiptar, është i larë me gjak

November 28, 2023
Aziri i reagon Osmanit: Me deklarata nuk mbahen frontet
Maqedoni

Aziri i reagon Osmanit: Me deklarata nuk mbahen frontet

November 28, 2023
Next Post
Zvicerani Federer uron spanjollin Nadal! Për serbin Djokovic kush nuk flet më

Zvicerani Federer uron spanjollin Nadal! Për serbin Djokovic kush nuk flet më

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK