Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshërit në komunën e Likovës, ku u shkaktuan vërshime në tokat bujqësore dhe nëpër shtëpi banimi e të tjerë, kryetari i Komunës, Erkan Arifi, ka dal sot në terren për ta parë gjendjen nga afër, raporton Open-TV.
Postimi:
Sot së bashku me komisionin për fatkeqësi natyrore ishim në terren ku bashkë edhe i shikuam dëmet e shkaktuara nga era e fortë, shiu dhe breshëri për tokat bujqësore dhe për dëmet materiale të tjera nëpër shtëpi banimi dhe në objektet me interes publik.
Këshilli i Komunës së Likovës nesër ka caktuar seancë tjetër të jashtëzakonshme ku do diskutohet mbi këtë temë dhe do mirren vendime të rëndësishme. (Open-TV)