Klubi i shahut Teuta nga komuna e Likovës sonte organizoi një iftar të përbashkët me anëtarët e ekipit, raporton Open-TV.
Ky iftar është shfrytëzuar edhe për një bashkëbisedim për aktivitetet e ardhshme që i presin, e sidomos për garat kualifikuese në muajin prill.
Postimi I plotë:
Klubi Shahut TEUTA sonte u organizua një takim i përbashkët, njëkohesisht bëm një Iftar sëbashku dhe u bisedua për aktivitetet e ardhshme; sidomos përgatitjet për Garat Kualifikuese Shtetërore Ekipore për Ligë të 2-të në kuadër të Federates së Shahut të RMV-së, të parapara për muajin Prill 2024.
Nexhmedin Sadiku Agim Shemshiu Faredin Osmani Nimetulla Osmani Kamer Ibishi Selver Zendeli Besnik Ibrahimi @Adnan Imeri Salim Zenuni