Prej dhjetë vitesh jeton dhe vepron në SHBA, më saktësishtë në kryeqytetin Vashington, ku kishte shkuar për një jetë më të mirë, shkruan Open-TV.
Arben Asani nga fshati Hotël i komunës së Likovës-Kumanovës ka takuar Albin Kurtin, kryeministrin e Republikës së Kosovës, i cili po qëndron për vizitë pune në Amerikë.
“Mirë se erdhe kryministër në Washington”, ka shkruar ai në rrjetin social “Facebook”.
“Kam pasur shumë dëshir ta takojë Albin Kurtin, e simpatizoj shumë. Kur mora vesh se ka ardhur në Washington, përmes një shoku shkova ta takoj. I tregova se jam nga Kumanova. Ishte njeri i thjeshtë dhe modest”, tregon Arbeni për Open-TV.
Arben Asani në Washington punon taksi./Open-TV/