November 17, 2026
Open-TV
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Komuna

Kumanovë/ Tri çerdhet e premtuara nga Dimitrievski ende pa u ndërtuar, Manojllovska e quan marketing zgjedhor, Mustafi kërkon kapacitete edhe në lagjet shqiptare

16/11/2026
in Komuna, Maqedoni
Kumanovë/ Tri çerdhet e premtuara nga Dimitrievski ende pa u ndërtuar, Manojllovska e quan marketing zgjedhor, Mustafi kërkon kapacitete edhe në lagjet shqiptare
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërtimi i tri çerdheve të reja në Kumanovë, në lagjen Zelen Rid, në njësinë urbane Bajram Shabani dhe në lagjen Karposh, ishte një nga zotimet e kryetarit aktual të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, të përfshira në agjendën e tij politike dhe programin parazgjedhor. Megjithatë, realizimi i këtij premtimi vazhdon të përballet me pengesa, ndërsa ndërtimi i objekteve të reja në këto tri lokacione ende nuk ka filluar, raporton OPEN TV. 

Foto

Përfaqësuesit e zgjedhur të pushtetit lokal dhe opozitës në Këshillin Komunal të Kumanovës, në deklarata për OPEN TV, kanë paraqitur qëndrimet e tyre lidhur me mosrealizimin e premtimit për ndërtimin e tri çerdheve të reja në qytet. Kryetarja e Këshillit, Ivana Gjeorgjievska, sqaroi pengesat administrative, urbanistike dhe pronësore që kanë vonuar projektet, ndërsa këshilltarët e opozitës, Marina Manojllovska nga LSDM dhe Huzeir Mustafi nga AKI, reaguan ndaj zvarritjes së realizimit të tyre, duke ngritur shqetësimet për mungesën e kapaciteteve dhe nevojën për çerdhe të reja, veçanërisht në lagjet me popullsi shqiptare.

Foto

Kryetarja e Këshillit Komunal, Ivana Gjeorgjievska, kuadër i ZNAM-it, deklaroi se për tri çerdhet ekzistojnë rrethana të ndryshme që po e vështirësojnë realizimin. Për lokacionin në Zelen Rid, ajo tha se dokumentacioni i projektit për njërën prej çerdheve është përgatitur nga ndërmarrja publike „Kumanovo Plan“ dhe se fillimisht ishte paraparë aplikimi për financim në kuadër të projektit të dytë qeveritar, të mbështetur me kredinë hungareze. Sipas saj, kapaciteti i planifikuar është rreth 430 fëmijë, por për shkak të vonesave në përgatitjen dhe dorëzimin e një pjese të dokumentacionit teknik, aplikimi nuk u realizua në kohë. Gjeorgjievska bëri të ditur se, në marrëveshje me Ministrinë e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, për këtë projekt do të aplikohet përmes kësaj ministrie. Ajo theksoi se Komuna duhet të investojë gjithashtu në infrastrukturën përcjellëse të zonës, përfshirë rrugët, ujësjellësin dhe kanalizimin.

Foto

Sa i përket çerdhes së paraparë në lagjen Karposh, Gjeorgjievska tha se pengesa kryesore lidhet me mungesën e dokumentacionit urbanistik. Sipas saj, për shkak se ende nuk është miratuar Plani i Përgjithshëm Urbanistik, nuk është hartuar as Plani i Detajuar Urbanistik për këtë lagje, ndërsa një nga mundësitë e shqyrtuara nga banorët është përshtatja e një pjese të hapësirave të ish-kazermës në rrugën „120“. Megjithatë, ndryshimi i destinimit të kësaj hapësire ende nuk është realizuar. Ajo vlerësoi se, deri në zgjidhjen e çështjeve urbanistike, ndërtimi i një çerdheje të re në këtë lokacion nuk mund të pritet në një afat të afërt, duke përmendur si alternativë përshtatjen e ndonjë objekti ekzistues.

Foto

Për njësinë urbane Bajram Shabani, kryetarja e Këshillit tha se ekziston lokacioni për ndërtimin e çerdhes dhe se dokumentacioni i projektit, i përgatitur nga studentët dhe i miratuar nga përbërjet e mëparshme të Këshillit Komunal, është i gatshëm. Megjithatë, realizimi varet nga shpronësimi i një sipërfaqeje të madhe të tokës private, proces që ende nuk është përfunduar. Sipas Gjeorgjievskës, pa zgjidhjen e kësaj çështjeje pronësore, Komuna nuk mund të aplikojë për financimin e projektit.

Ajo përmendi gjithashtu ndërhyrjet në objektet ekzistuese të çerdhes „Angel Shajçe“, përkatësisht përshtatjen dhe zgjerimin e objektit qendror pranë gjimnazit „Goce Dellçev“, si dhe sanimin e një muri në objektin „Çellka“, në lagjen „Goce Dellçev“. Gjeorgjievska theksoi se Komuna i ka parasysh projektet e paralajmëruara, por realizimi i tyre kërkon zgjidhjen e pengesave urbanistike, pronësore dhe financiare.

Nga opozita, këshilltarja e LSDM-së, Marina Manojllovska, vlerësoi se premtimi për tri çerdhet, të cilin Dimitrievski e kishte bërë që në vitin 2017, gjatë mandatit të tij të parë, vazhdon të mbetet i parealizuar. Ajo akuzoi kryetarin e Komunës se ky zotim është përdorur si marketing zgjedhor dhe shprehu dyshimin se projektet do të realizohen. Manojllovska iu referua edhe raportit të çerdhes „Angel Shajçe“, sipas të cilit mbi 100 fëmijë presin të regjistrohen, duke e konsideruar këtë si dëshmi të drejtpërdrejtë të mungesës së kapaciteteve dhe nevojës për hapjen e objekteve të reja. Sipas saj, mbingarkesa e çerdheve po i lë prindërit pa mundësi për të siguruar vend për fëmijët e tyre, pavarësisht nevojës për përkujdesje institucionale.

Ndërkaq, këshilltari i AKI-së, Huzeir Mustafi, e zhvendosi vëmendjen te shpërndarja territoriale e kapaciteteve të planifikuara dhe nevojat e lagjeve me popullsi shqiptare dhe të përzier. Mustafi vlerësoi se tri lokacionet e përmendura nga pushteti lokal nuk do ta zgjidhnin problemin e mungesës së çerdheve në lagjet ku jeton një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve. Mustafi përmendi veçanërisht Lagjen e Trimave, Lagjen e Barakave, Bahçet, përkatësisht lagjen Dardania, fshatin Çerkez dhe vendbanimet përreth, ku, sipas tij, nevoja për kapacitete parashkollore është e madhe.

Ai tha se, përveç ndërtimit të çerdheve të reja, Komuna duhet të shqyrtojë edhe mundësinë e zgjerimit të objekteve ekzistuese, duke ndërtuar klasa shtesë në hapësirat përreth tyre. Sipas Mustafit, një ndërhyrje e tillë, edhe nëse nuk e zgjidh plotësisht mungesën e kapaciteteve, do të mundësonte regjistrimin e më shumë fëmijëve dhe do t’u lehtësonte prindërve që punojnë sigurimin e përkujdesjes institucionale për fëmijët.

Ndërkohë, mbi 100 fëmijë në pritje të regjistrimit në çerdhet ekzistuese dhe kërkesat për kapacitete të reja në lagjet shqiptare e bëjnë çështjen e çerdheve një problem që shkon përtej përmbushjes së një premtimi zgjedhor dhe lidhet drejtpërdrejt me nevojat e përditshme të familjeve në Kumanovë.

Related Posts

Si do ta zgjidhte BDI provimin e jurisprudencës po të ishte në Qeveri? Përgjigjet Bujar Osmani
Maqedoni

Si do ta zgjidhte BDI provimin e jurisprudencës po të ishte në Qeveri? Përgjigjet Bujar Osmani

16/11/2026
Zbatimi i gjuhës shqipe në Butel, Selami tregon çfarë duhet të bëjë Inspektorati
Komuna

Zbatimi i gjuhës shqipe në Butel, Selami tregon çfarë duhet të bëjë Inspektorati

16/11/2026
Mexhiti: Në Shën Naum shkuam për ta bërë pikën kufitare me Shqipërinë, jo për ta takuar Vuçiqin- Ballkani i Hapur i takon të kaluarës
Maqedoni

VLEN: Pranë qytetarëve jo vetëm para, por edhe pas zgjedhjeve!

16/11/2026
Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi
Maqedoni

Osmani: Alta Banka është bankë e parave të zeza në Serbi

16/11/2026
Aleanca për Shqiptarët zgjodhi udhëheqësinë e re në Çuçer Sandevë
Maqedoni

Pas akuzave nga BDI për insulinën, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

16/11/2026
VLEN: Kuvendi themelues konfirmoi unitetin dhe konsolidimin e partisë
Maqedoni

VLEN: Ky është plani 3 pikësh i Ali Ahmetit për sjelljen e Alta Bankës në RMV

16/11/2026
Next Post
Ali Ahmeti kërkon zgjedhje të parakoshme

Ali Ahmeti kërkon zgjedhje të parakoshme

Open-Tv

© 2026 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • AKTUALE
  • Komuna
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • AKTUALE
    • Maqedoni
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Kronika e zezë
    • KOMUNA
    • FOTOLAJM
    • Rajon
    • Bota
    • Të gjitha
  • Komuna
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2026
  • Emisione
    • INTERVISTA
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Kuriozitete

© 2026 OPEN-TV.MK