Ishte mesi i viteve të ’70-ta, një djalosh kumanovar me grushtat e tij të artë, me një teknikë të jashtëzakonshme, sa herë që ngjitej në ring, shkaktonte eufori dhe entuziazëm të paparë te publiku. I lindur më 1958, boksier i kategorisë së lehtë, reprezentues i ish Jugosllavisë, në një konkurencë të rreptë, sepse ky shtet kishte reputacion të madh botëror për boksierët që posedonte dhe boksin që ata kultivonin.
Kumanova në atë kohë ishte njëri prej qyteteve më të njohur të boksit në ish Jugosllavi, vikendet ishin të karakterizuara me ndeshje boksi dhe me një publik të pasionuar në skajshmëri.
Rexhepi boksoi për « KB Kumanova», « KB Kristal »-Zajeçar dhe për « KB Rijeka », 353 fitore e shumë medalje, kampion Ballkanik, dy herë kampion i ish Jugosllavisë, kampion i Kroacisë, nëntë herë i Maqedonisë.
Gladiator i boksit, i pakompromis në ring, artist dhe i ashpër në duel, emri i tij vështirë të harrohet. Bombarderi kumanovar praktikonte një boks shumë mirë të definuar, fizik dhe atletik, pozita e trupit dhe mjekrrës ishin të mbyllura hermetikisht, ishte e vështirë për kundërshtarin të krijonte mundësi goditjeje. Por ai dinte të bënte edhe variacione në metoda, për të shkaktuar huti dhe mos lexim të boksit të tij nga kundërshtari. Trup me trup shpeshherë bënte një zmbrapsje të vogël dhe goditja që pasonte ishte fatale.
Kur fillonte goditjet, të shumtën e rasteve goditje të njëpasnjëshme dhe në të njëjtën pjesë të trupit, shkaktonte humbje të instiktit mbrojtës të kundërshtarit. Kroshet e tij ishin legjendare, mjeshtër i grushtave në distancë të shkurtë, « viktimat » e tij nuk ngurronin të i jepnin komplimente dhe kjo ishte indikative për të kuptuar më mirë këtë personalitet sportiv shqiptar.
Ky ishte kumanovari Rexhep Kaqo Jakupi
RESPEKT. (Marrë nga faqa: Kumanova Maqedonia Ndryshe)
Ps; Rexhep Jakupi i dyti në mes
Ps:: Aiz Salihu, Mirko Puzovic dhe Rexhep Jakupi