Kryetari i AAA Kumanovë, Orhan Kurtishi ka bërë me dije se problemi i kanalizimit në Lagjen Kiro Fetak në Kumanovë është në rrugë të mirë për t`u zgjidhur.
Pas një konsultimi të vazhdueshëm, ka kaluar projekti në vlerën prej 7.600.000 denar të cilat do të shfrytëzohen për këtë qëllim.
“Të nderuar banorë të lagjes Kiro Fetak pas shumë viteve po i vjen fundi edhe kësaj problematike, kanalizimi fekal ishte problem i kahëmotshëm për banorët e kësaj lagje por me mund dhe punë arrihet gjithçka .
Pasi e kaluam projektin me shumë përpjekje në koordinim ku unë vet isha prezent, arritëm që edhe këtë projekt ta bëjmë realitet.
Vlera e projektit:
7.600.000 ( shtatë milionë e gjashtëqind denarë)
Projekti do të zhvillohet në dy faza .
Punimet do të fillojnë së shpejti.
Falënderim i veçantë për punë dhe kontributin e këshilltarit tonë komunal nga radhët e partisë AlternAtivA , Driton Sulejmani .
Vazhdojmë….
Ndryshimi po vërehet… “, shkruan Orhan Kurtishi.