Nga Sofja e Bullgarisë vijnë lajme të mira për sportin e atletikës nga Maqedonia e Veriut. Talentja Jumna Fetahu anëtare e KA “7 Maji” nga Shkupi ka shkëlqyer në kampionatin për pioniere të zhvilluara në sallë, shkruan Open-TV.
Ajo edhe pse e lënduar rëndë në gjurin e këmbës së djathtë, madje nuk ka mundur as të ecë si duhet, shënoi një rekord të ri shtetëror, duke zënë vendin e parë në hedhjen e gjyles me rezultat 12,06 metra.
Rekordi i saj i vjetër ishte 11, 64 metra.
Ky rezultat i Jumnës është më i mirë se rekordi i saj më i mirë shtetëror në vende të hapura e që është 12,05 metra.
Prindi i saj Sakip Fetai falënderon publikisht kompaninë e taksive Euro Start me pronar Halim Aliu për mbështetjen financiare.
Në këto gara kanë marrë pjesë edhe Lina Iseni nga KA “Liria” dhe Natyra Malo nga KA “Drini” nga Struga./Open-TV/