Los Angeles Lakers pas disfatës nga Philadelphia 76ers, u kthyen në mëngjesin e sotëm me kohën tonë lokale tek fitorja, pasi mposhtën Detroit Pistons me rezultatin 107-133.
D’Angelo Russell ishte lider i Lakers, pasi regjistroi 35 pikë dhe 9 asistime, ndërsa u dallua edhe Anthony Davis me 28 pikë dhe 16 kërcime.
Krahas këtij takimi, janë zhvilluar edhe shtatë ndeshje të tjera:
Orlando Magic vs Washington Wizards 139-120,
Toronto Raptors vs Phoenix Suns 112-105,
Memphis Grizzlies vs Utah Jazz 105-91,
New Orleans Pelicans vs Philadelphia 76ers 124-114,
Denver Nuggets vs Houston Rockets 134-124 dhe
Sacramento Kings vs Los Angeles Clippers 117-131.