Redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch Nefail Maliqi me Lara Culturi, kampionen shqiptare te skive gjate garave ne alpet e Frances
France, 2 shkurt -Skiatorja e njohur shqiptare Lara Colturi fitoi medaljen e bronztë në garën e sllallomit të madh, në botërorin për kategorinë junior në ski, njofton nga Franca redaktori i gazetes zvicerane Le Canton27.ch i cili ndoqi perseafermi keto gara nderkbetare
Ky turne që po zhvillohet Port Du Soleil të Francës.
Colturi bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje botërore, pas atyre të një vit më parë, po në kategorinë junior.
Pas dy zbritjeve, skiatorja kuqezi dha kohën e përgjithshme 2’03”14.
Edhe pas zbritjes së parë ajo ishte e treta (59”91), pozicion që e ruajti edhe pas zbritjes së dytë, ku dha kohën 1’03”12.
Presidentini Federates Shqiptare te Skive Elvis To i per gazeten zvicerane ka thene se «Colturi shpresonte të kapte medaljen e artë në këtë garë, pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës, por edhe vendi i tretë është një rezultat shumë i mirë për skiatoren 17-vjecare, që ngre sërish lart flamurin kuqezi. »
Aventura e Lara Colturi në këtë botëror do të vijojë edhe ditën e shtunë, me garën e sllallomit, ku sërish skiatorja kuqezi do të synojë podiumin.
Në garën e sotme, për ngjyrat kuqezi garoi edhe skiatorja Chiara Di Camillo, që u rendit në vendin e 61-të. Ajo dha kohën e përgjithshme 2’39”97, duke qenë shumë larg kreut.
Ndodhemi në Francë, në alpet e Francës. Një tjetër lajm i shkëlqyer edhe Deni Xhepa është në vendin e 17-të ndërsa në vendin e 16-të Alban Elezaj që garon për Francën,. Marrim çmimin e tretë. Shqipëria nuk ishte dëgjuar në kampionatin e skive por tani u bë rutinë. Lara natyrisht është shumë e motivuar. I ka përbërësit që të dalë kampione bote. Kishte një trishtim sepse pretendonte të ishte e para. Por këtu jemi në kushte të një bore të shkrirë që e dëmton rezultatin e saj. Por edhe vendi tretë për Shqipërinë e vogël është diçka e jashtëzakonshme”,-tha Toçi.
Presidenti i Federatës së Skive shtoi më tej se me këto rezultate, Laura do të jetë konkurruese edhe në Lojërat Olimpike që do të mbahen në vitin 2026.