Legjenda e futbollit kumanovar, Rexhep Ajeti, për Open-TV komentoi Kupën e Botës në Katar. Sa ka qenë i kënaqur me ndeshjet e deritanishme në Botëror, organizimi, për cilën kombëtare bën tifo dhe pse, cilët skuadra do të luajnë në finalen e madhe dhe kombëtaren që do ta fitoj botërorin. Kush e zhgënjeu dhe kush e surprizoi. Çfarë mendimi ka për Granit Xhakën dhe çka pret nga Ardon Jashari tregon ish-futbollisti i Kumanovës dhe më pas edhe ish-trajner i KF Bashkimi po nga Kumanova.
“Nuk mund të them se jam shumë i kënaqur me ecurinë e deritanishme të botërorit, pasi disa skuadra kanë dështuar, ndërsa disa skuadra kanë arritur aty ku e kanë vendin. Ndërsa sa i përket organizimit jam i mahnitur, pasi për një kohë të shkurtër kanë bërë punë të mëdha”, deklaron Rexhep Ajeti.
Ky i fundit zbulon se është tifoz me Holandën dhe pret që holandezët të shkojnë deri në finale, ku do ta pres Franca, e cia do të shpallet kampione e botës.
Ai ka shumë respekt për Granit Xhakën dhe Ardon Jashari.
“Graniti në botëror ishte truri i Zvicrës, ndërsa Ardon Jashari është krenaria e Kumanovës dhe pritet të ketë një ardhmëri të ndritshme. Shaqiri nuk ishte i përgatitur për në botëror”, thekson Ajeti.
Për më shumë ndiqeni intervistën e plotë me Rexhep Ajetin, legjendën e futbollit kumanovar dhe jo vetëm.
LINKU: https://fb.watch/hgClJz0EOt/