• Impressum
  • Na Kontaktoni
June 10, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Maqedonia e gatshme të luftojë krah NATO-s kundër Rusisë, Kroacia jo

January 25, 2022
in Maqedoni
Maqedonia e gatshme të luftojë krah NATO-s kundër Rusisë, Kroacia jo
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska, është shprehur se ka mundësi që ushtria e vendit të saj të përfshihet në një luftë të mundshme mes NATO-s dhe Rusisë, nëse paraprakisht sulmohet Ukraina, shkruan Koha.net.

Sipas saj, Maqedonia e Veriut është për zgjidhje diplomatike të kontestit ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës, por ekziston mundësia që të përfshihet në ndonjë luftë të mundshme, nëse NATO-ja kërkon diçka të tillë.

Një veprim i tillë, sipas saj, do të ishte i mundur vetëm me pëlqimin e presidentit të Maqedonisë së Veriut, Steve Pendarovski.

Maqedonia është pjesë e NATO-s prej vitit 2020.

Por qëndrim krejt të kundërt ka Kroacia, po ashtu një anëtare e NATO-s apo të paktën presidenti i saj.

Presidenti Zoran Milanoviq, ka thënë se nëse vjen deri te lufta, Kroacia do të tërheq të gjithë ushtarët e saj.

“NATO po e rrit praninë e saj, ne nuk duhet të bëjmë asgjë për këtë. Nëse ka një përshkallëzim, ne do të tërheqim edhe ushtarin e fundit kroat. Kjo nuk ka të bëjë fare me Ukrainën, por me politikën e Joe Bidenit, unë shoh mospërputhje dhe sjellje të rrezikshme. Ka mënyra tjera për të ndihmuar Ukrainën”, tha Milanoviq.

Ai ka akuzuar presidentin e SHBA-së, Biden se po vepron nën trysninë e republikanëve, që ai i ka quajtur skifterë.

“Unë shoh një interes të fortë rus, shoh edhe Ukrainën. Ajo nuk e ka vendin në NATO. Ajo është një prej shteteve më të korruptuara në botë dhe për këtë Kroacia nuk do të marrë pjesë”, tha Milanoviq sot para gazetarëve në Zagreb.

Ai ka akuzuar edhe kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, që është rreshtuar me Perëndimin sa i përket krizës së Ukrainës.

Me Perëndimin janë rreshtuar edhe Kosova, Shqipëria, Mali i Zi e Maqedonia, por jo edhe Serbia e Bosnjë-Hercegovina.

Rusia ka kohë që ka stacionuar mbi 100 mijë trupa në kufi me Ukrainën dhe shtetet perëndimore besojnë se nga dita në ditë pritet sulmi mbi këtë vend. Bota demokratike në krye me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe tashmë kanë nisur t’i dërgojnë ndihmë ushtarake Ukrainës për t’u mbrojtur.

Rusia kërkon nga NATO garanci se Ukraina nuk do të bëhet kurrë pjesë e kësaj aleance.

Related Posts

ASH: Edhe ne dalim nga Qeveria dhe përkrahim ndryshimet kushtetuese për integrim Europian
Maqedoni

ASH: Edhe ne dalim nga Qeveria dhe përkrahim ndryshimet kushtetuese për integrim Europian

June 10, 2023
Reagon regjisori nga Kumanova, Musa Isufi: Serbia po shkel lirinë e shprehjes dhe artin në Luginë
Kulturë

Reagon regjisori nga Kumanova, Musa Isufi: Serbia po shkel lirinë e shprehjes dhe artin në Luginë

June 10, 2023
Haraçinës iu shtua edhe një hafiz i ri
Maqedoni

Haraçinës iu shtua edhe një hafiz i ri

June 9, 2023
Luta: Sfida e mësimdhënësve, kërkesa e prindërve për përmirësimin e notave fëmijëve
Maqedoni

Luta: Sfida e mësimdhënësve, kërkesa e prindërve për përmirësimin e notave fëmijëve

June 9, 2023
MPB: Në Haraçinë nuk ka pasur sulme as kërcënime ndaj policisë
Maqedoni

Sllupçani nuk lëshon pe, në Haraçinë ekipet e EVN-së punojnë në modernizimin e rrjetit

June 9, 2023
A po vendoset në pikëpyetje kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut?
Maqedoni

A po vendoset në pikëpyetje kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut?

June 9, 2023
Next Post
Moti i keq në Stamboll, MPJ me njoftim për gjendjen e shtetasve të RMV-së

Moti i keq në Stamboll, MPJ me njoftim për gjendjen e shtetasve të RMV-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK