• Impressum
  • Na Kontaktoni
March 22, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Maqedonia e Veriut kërkon lehtësira për hyrje në Kosovë

January 24, 2022
in Maqedoni
Masat e reja – Për të hyrë në Kosovë kërkohet certifikata e vaksinimit me tri doza
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut i ka kërkuar Kosovës lehtësira për qytetarët e saj gjatë kalimit të kufirit mes dy shteteve, respektivisht rishqyrtimin e vendimit që parasheh hyrjen në Kosovë me tri doza të vaksinave kundër COVID-19 apo dy doza dhe test negativ PCR.

Kjo është bërë e ditur të dielën, më 23 janar, nga ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Verit, Bekim Sali, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij kosovar, Rifat Latifi.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri Sali tha se “ka mirëkuptim për vendimin e Qeverisë kosovare, që ka ardhur duke pasur parasysh gjendjen epidemiologjike në shtetin fqinj, si dhe kapacitetet e tyre për përballjen me këtë valë të virusit”.

Por, në të njëjtën kohë ai tha se i përcolli ministrit Latifi, reagimet e shumta të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut për pengesën që ka shkaktuar vendimi në lëvizjen e tyre drejt Kosovës.

“Duke konstatuar bashkërisht se gjendja me pandeminë në të dyja vendet është gati e njëjtë, kërkova nga homologu im Latifi, që ta rishqyrtojnë këtë vendim dhe të kërkojnë një mundësi tjetër që edhe të mbrohet shëndeti i qytetarëve të të dyja vendeve, por edhe të mos pengohet qarkullimi i tyre i lirë”, ka shkruar ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali.

Masat e reja në Kosovë kanë hyrë në fuqi më 23 janar.

Ndërkaq, vaksinimi në Maqedoninë e Veriut mbetet i ulët përkundër apeleve të shumta të institucioneve për vaksinim si mundësi e vetme për përballje me pandeminë.

Mbi 862,000 persona të Maqedonisë së Veriut kanë marrë nga dy doza të vaksinës, ndërsa numri i përgjithshëm i vaksinave të aplikuara sillet në rreth 1.7 milion doza.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut, të dielën ka regjistruar 20 viktima me COVID-19 dhe 1,424 të infektuar. Rastet e reja dolën pas testimit të 5,604 mostrave.

Viktimat janë regjistruar: shtatë në Shkup, tri në Prilep, nga dy në Veles dhe Strumicë si dhe nga një në Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Strugë, Bogdancë, Kriva Pallankë.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,218 persona dhe shumica prej tyre janë regjistruar në Shkup.

Sa i përket të infektuarve, më 23 janar autoritetet thanë se 790 raste janë regjistruar në Shkup, ndërsa numër më i vogël në 33 qytete tjera. Raste aktive janë 20,571 persona. Që nga paraqitja e pandemisë, me COVID-19 janë diagnostikuar mbi 256,000 persona./REL

Related Posts

Pse Maqedonia e Veriut e ndryshoi qëndrimin ndaj çështjes Kosovë- Serbi?
Maqedoni

Pse Maqedonia e Veriut e ndryshoi qëndrimin ndaj çështjes Kosovë- Serbi?

March 21, 2023
Zbulohet një tunel në burgun e Idrizovës
Maqedoni

Zbulohet një tunel në burgun e Idrizovës

March 21, 2023
Fatmir Mexhiti zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve në RMV
Maqedoni

Fatmir Mexhiti zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve në RMV

March 21, 2023
“Me ne, jo për ne” – sot në RMV shënohet Dita botërore e sindromës Down
Maqedoni

“Me ne, jo për ne” – sot në RMV shënohet Dita botërore e sindromës Down

March 21, 2023
Bastisje në Gazi Babë, ka të arrestuar
Maqedoni

Arrestohen dy gra, mashtruan me viza për punë në Gjermani

March 21, 2023
Bexheti publikon këngën që thotë se “hasmi ka shkelur në derë” (Video)
Maqedoni

Bexheti publikon këngën që thotë se “hasmi ka shkelur në derë” (Video)

March 21, 2023
Next Post
Albin Kurti nuk lejon shqiptarët të hyjnë në Kosovë, sot protestë në doganën e Morinës

Albin Kurti nuk lejon shqiptarët të hyjnë në Kosovë, sot protestë në doganën e Morinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK