Boksieri shqiptar, Haxhi Robin Krasniqi fitoi dje ndaj Nadjib Mohammedit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Krasniqi mori fitoren, pasi gjyqtari e ndërpreu meçin në raundin e parafundit, si pasojë e shumë shkeljeve të rregullave nga kundërshtari algjerian.
Deri në momentin e përfundimit, Nadjib Mohammedi ishte mjaft mirë, por në fund fitorja i takoi boksierit shqiptar.
Kritikat ishin të mëdha në Evropë, por në vendin tonë…
Kampioni i botës në Ju Jitsu, gazetari e aktori i njohur, Vincent Parisi ka reaguar në lidhje me meçin e zhvilluar mbrëmë në Prishtinë mes Robin Krasniqit dhe Nadjib Mohammedit.
“Robin Krasniqi, turp ndërkombëtar, falë arbitrit përndryshe ju e humbisni luftën njëmijë herë, ky boksier i dobët. Nadjib, ti fitove miku im, është një hajni e ndyrë, turp për të dhe për vendin e tij”, shkroi Paris Vincient në Instagram.
Ndërkohë, Faqja e e boksit në ‘Twitter’, Permante ka kritikuar vendimin e gjyqtarit dhe meçet në përgjithësi.
“Nadjib Mohammedi (45-10) kontrollon kryesisht meçin e peshave të lehta kundër Robin Krasniqit (53-7 në Prishtinë, Kosovë. Herën tjetër, thjesht mos ftoni luftëtarë të huaj nëse nuk keni ndërmend t’i trajtoni me drejtësi”, shkruhet në këtë faqe të boksit.