Shpella Hira është e njohur për të gjithë besimtarët e fesë islame si vendi ku strehohej profeti Muahamed dhe ku për herë të parë u shpall libri i shenjtë Kur’ani famëlartë.
Çdo vit miliona besimtarë e vizitojnë këtë vend të shenjtë, kështu ka bërë edhe një shqiptar i cili ka shkuar për vizitë në shpellën Hira me flamurin shqiptar.
Në këtë shpellë në të cilën ai qëndronte dhe meditonte me ditë të tëra pa u larguar, me anë të melekut të shpalljes, Xhebrailit, erdhi dhe shpallja e parë hyjnore. Në këtë vend të shenjtë edhe shqiptari ka bërë një lutje: “Zoti e ruajttë Kombin tonë nga çdo e keqe”./InfoShqip.com