Një takim të mrekullueshëm kanë pasur sot mërgimtarët e Rramanlisë nga Kumanova, që jetojnë dhe veprojnë në shtetet e Europës Perendimore.
Ata janë bërë bashkë në Schleren të kantonit të Zurichut, ndërsa kryesia e Shoqatës ka dhënë raportin vjetor, duke informuar anëtarët për projektet e realizuara dhe projektet në të ardhmen, raporton Open-TV.
Postimi i plotë:
05.11.2022 ditë e shtunë, Schlieren Kt. Zürich
U mbajt kuvendi i dytë i shoqatës “Mërgimtarët e Rramanlisë”ku ishin prezent 60 bashkëatdhetarë të fshatit Rramanli të ardhur nga gjithë Europa dhe nga Zvicra, u bë raporti vjetor nga kryesia e shoqatës si dhe u informuan antarët për projektet e realizuara dhe ata Projekte që janë në realizim e sipër.
Ishte një natë e mrekullueshme dhe në fund për gjithë anëtarët u shtrua edhe një darkë.
Falënderit për gjithë ata që ishin prezent e sidomos ata që erdhën nga Gjermania, Austria Belgjika dhe vendet tjera të Europës.
Zoti ju bekoft gjithëve bashkëatdhetarë./Open-TV.