Federata Evropiane e Hendbollit ka konfirmuar datat për dy ndeshjet e xhiros së tretë në Kupën Evropiane.
Skuadra e Çairit do të takohet me Maccabi izraelit Arazim Ramat Gan, i cili më parë eliminoi Kumanovën.
Ndeshja e parë do të luhet në Shkup më 4 dhjetor në ora 18:00 në sallën sportive në Autokomandë.
Ndeshja e kthimit do të luhet më 10 dhjetor në Tel Aviv me fillim nga ora 18:00.
Tashmë dihet se përfaqësuesja e dytë e Maqedonisë në Kupën e Evropës, kampioni Gjorçe Petrov, do të luajë dy herë në shtëpi kundër austriakëve Rums Jags, më 10 dhe 11 dhjetor nga ora 18:00.