Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka thënë sot pas humbjes nga Arabia Saudite në ndeshjen e parë të Botërorit të Katarit se ishte një goditje shumë e rëndë dhe një disfatë që dhemb.
“Është një goditje shumë e rëndë, një humbje që dhemb, por ne duhet të vazhdojmë të besojmë në veten tonë. Ne nuk dorëzohemi”, tha Messi.
Sipas tij, pas golit të parë, skuadra argjentinase nuk është rikthyer në lojën që ka treguar në ndeshjet e mëparshme.
“Ne shënuam shpejt një gol dhe kjo na la në rrugë të gabuar. E dinim që mund të ndodhte që të mos luajtëm në mënyrën më të mirë në ndeshjen e parë. Nuk ia dolëm… Dhe me kalimin e minutave, e kundërta. si rezultat i asaj që donim, gjërat u bënë gjithnjë e më të vështira”, shtoi Messi.
Arabia Saudite ka mposhtur Argjentinën me rezultat 2:1 në ndeshjen e parë të Grupit C në Botërorin e Katarit sot pas një kthese.
Argjentina kaloi në epërsi në minutën e 10-të me golin e Lionel Messit nga pika e bardhë. Saleh Al Shehri barazoi në minutën e 48-të dhe Salem Al Dawsari i solli një fitore të madhe befasuese Arabisë Saudite me një gol të bukur në minutën e 53-të.