Zv. kryeministri Izet Mexhit thotë se BDI vetë e ka dërguar në Komisionin e Venedikut ligjin për përdorimin e gjuhëve.
“Nga BDI flasin vetëm për kryetarin e Gjykatës Kushtetues, por nuk flasin edhe për gjykatësit tjerë dhe e pranojnë se janë të afërt të BDI-së dhe LSDM-së, pra aty janë shtatë gjyqtarë”, tha Mexhiti sot para gazetarëve.
Mexhiti tha se vetë koalicioni BDI-LSDM ka dërguar ligjin në Komisionin e Venedikut.
“Ministrja e Drejtësisë të LSDM-së e ka dërguar ligjin në Komisionin e Venedikut, pra vetë BDI-ja e ka dërguar në Komisionin e Venedikut, pra vetë BDI-ja i ka pritur rezultatet e Komisionit të Venedikut. Pse kjo lëndë është mbajt në Gjykatën Kushtetuese në sirtar me vite të tëra”, tha Mexhiti.







