Me rastin e festës së 28 Nëntori-Ditës së Flamurit kombëtar, këngëtari i mirënjohur Ismet Bexheti dhe Violeta Kajtazi dje kanë marrë pjesë në një mbrëmje festive në Ottawa të Kanadasë, përcjell Open-TV..
Atje Ismet Bexheti ka takuar bashkëvendasit e tij nga Kumanova, gazetarin e njohur Nebi Mërseli dhe trajnerin Blerim Iljazi, të cilët prej disa vitesh jetojnë dhe veprojnë në Kanada.
“Me Blerim Iljazin nikoqirë të bashkëvendasit tonë, këngëtarit të mirënjohur Ismet Bexheti, i cili na nderoi me praninë në Festën e Flamurit në Ottaëa”, ka shkruar gazetari Murseli.
Të tre kanë shkrepur një foto, që do të jetë një kujtim i paharrueshëm./Open-TV/