Ka nisur muaji i shenjtë i Ramazanit. E ky muaj përveç dobive shpirtërore, sjell edhe dobi të shumta shëndetësore.
Driton Bilalli, specialist i transfuziologjisë mjekësore nga Kumanova, tregon për Open-TV se nëse agjërohet, yndyrërat e tepërta të deponuara rreth organeve të mëdha, si zemra e mëlçia mund të eliminohen dhe bashkë me yndyrërat eliminohen edhe toksinet apo helmet radikale që janë të dëmshme për organizminin e njeriut.
“Me agjërim normalizohet shtypja e gjakut, me agjërim ndihmohet në sëmundjet e harresës, agjërimi ndihmon edhe te sëmundjet kancerogjene. Gjithashtu agjërimi ndihmon edhe në largimin e stresit”, shprehet mes tjerash Driton Bilalli
Ai sugjeron që iftari të jetë më i lehtë, të nisë me ujë, supë dhe lëngje, kurse në mes iftarit dhe syfirit të hahet pemë dhe perime, ndërsa syfiri të jetë menyja kryesore, por t’i largohen ëmbëlsirat.
Videoja e plotë: