Astibo nga Shtipi dhe Futsal Club “Forca” nga Kumanova u ndeshën dje ballë për ballë në derbin e javës së 19-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë në futsall, shkruan Open-TV.
Në lojën që përkon me muajin e shenjtë të Ramazanit, shumica e lojtarëve të FC Forca bën iftar në pushimin mes dy pjesëve.
“Kmf Astibo 1-3 Forca. Rezultati i pjesës së parë, ekipi në pauz bën iftar. Vazhdojm me pjesën e dytë”, kanë shkruar në faqen zyrtare të FC Forca.
Nga fotografia mund të shihet se ata për iftarë janë shërbyer me ujë, hurma dhe banane./Open-TV/