Sot, moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Në pjesët perëndimore priten reshje më të dendura, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë dhe maksimalet nga 15 deri në 22 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, e cila në disa zona perëndimore mund të arrijë mbi 80 kilometra në orë.
Në Shkup parashikohet mot i ndryshueshëm me periudha të shkurtra me diell. Kah fundi i ditës ka mundësi për shi të dobët, ndërsa era do të fryjë e dobët deri mesatare, me raste e përforcuar në disa pjesë të luginës.
Të premten, moti do të jetë kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë, me temperatura maksimale nga 17 deri në 23 gradë, ndërsa në pjesët perëndimore pritet erë e përforcuar deri e fortë nga perëndimi. / Aktuale.mk






