Klubi i mundjes Shkupi gjatë fundajvës ka marrë pjesë në turneun ndërkombëtar “Nevrokop” në Goce Dellcev të Bullgarisë, me pjesëmarrje mbi 300 garues nga shtete të ndryshme. Mundësit e talentuar të Shkupit janë kthyer me disa medalje, raporton Open-TV.
Trajneri Jasin Rexhallari është shumë i kënaqur nga paraqitjet e mundësve të tij dhe suksesin e arritur në këtë turne të fuqishëm.
Postimi i plotë:
Eren Murtezi Kampion ne turneun e fuqishëm ndërkombëtar “Nevrokop”
KM Shkupi gjatë ditës së sotme ishte pjesëmarës në turneun ndërkombëtar “Nevrokop”.
Në konkurrencën e më shumë se 300 garuesve nga Bullgaria,Moldavia,Bellgjika,Latvia,Greqia Turqia, dhe Maqedonia mundësit e shkupit morrën 4 medalje.
Me medalje të artë është stolisur Eren Murtezi në kategorinë 35kg
Jusuf Zaimi në kategorinë 24kg vendin e 2
Zaim Zaimi në kategorinë 35kg vendin e e
Othman Abazi në kategorinë 28kg vendin e 2
Kurse AbdulAziz Azizi u plasua në vendin e 5
Vazhdojmë tutje për suksese të reja. (Open-TV)
LINKU: https://www.facebook.com/1122338665/posts/10225060587518163/