Spektakli i basketbollit amerikan, NBA, luajti ndeshjet e para të sezonit të ri. Ashtu siç pritej takime interesante dhe emocionuese u zhvilluan mbi parket, teksa skuadrat më të forta të kampionatit morën fitoret e para.
Në “Madison Square Garde” Boston Celtics triumfuan ndaj vendasve të New York Knicks më shifrat 108-104, me sfidën që ishte e hapur deri në sekondat e fundit. Celtics e nisën mirë ndeshjen, teksa në pjesën e parë të sfidës rezultati në ekran shënonte 51-46.
Më pas Knicks filluan të reagonin deri pak para fundit, por nuk mundën të bënin më shumë duke pranuar humbjen në ndeshjen e parë në shtëpi. Ai që shkëlqeu ishte Jason Tatum me 34 pikë dhe 11 topa në tabelë.
Pavarësisht 37 pikëve të Cameron Thomas, Nets nuk bënë më shumë në sfidën e parë para tifozëve të vetë. Në sfidat e tjera të zhvilluara Miami Heat fituan 103-102 ndaj Detroit Pistons.
San Antonio Spurs u mundën në shtëpi 126-119 nga Maverick. Sezoni i rregullt i NBA që ngriti siparin më datë 24 tetor, pritet të zgjasë deri në mes të muajit prill, për t’i lënë vendin fazës më emocionuese asaj të “Play-Off ”.