• Impressum
  • Na Kontaktoni
March 21, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Ndërron jetë atdhetari nga Tetova Rafi Halili, ja kur do të varroset

January 28, 2022
in Maqedoni
Ndërron jetë atdhetari nga Tetova Rafi Halili, ja kur do të varroset
Share on FacebookShare on Twitter

Pas një sëmundje të rëndë, në moshën 72 vjeçare, pushoi së rrahuri zemra e kolosit të pathyeshëm të luftës për çlirim e bashkim kombëtar, atdhetarit, patriotit e veprimtarit të madh dhe revolucionarit të përkushtuar të çështjes kombëtare RAFI HALILI.
Sipas familjes përcjellja në botën e amshuar do të bëhet ditën e nesërme, më 29 janar (e shtunë), në varrezat e qytetit të Tetovës, nga ora 15:30.


Kush ishte Rafi Halili?

Ai themeloi Organizatën Politike Kombëtare “Kushtrimi i Lirisë” më 1969 (19 vjeç), që veproi deri më 1982. Ishte ideologu i saj, simboli i qëndresës kombëtare.
Rafi Halili u lind më 11 tetor 1950 në fshatin Gajre të Tetovës. Ciklin e ulët e mbaroi në fshatin e lindjes, ndërsa tetëvjeçaren në SHF “Liria” të Tetovës. Që në atë moshë tregoi zgjuarsi të jashtëzakonshme. Në moshën e hershme, atdhedashurinë e mori nga burri i hallës, Bajram Veliu, nga i cili, në odën e bisedave mësoi për historinë e ilirëve, Skënderbeun e për shumë patriotë të tjerë, atdhetarë dhe kombëtarë. Kureshtja e tij shtohej për çdo ditë dhe u mbush shpirti i tij me patriotizëm e atdhedashuri, ndërsa figura e Skënderbeut u bë idhulli i tij. Një ditë që në bankat shkollore kishte vizatuar flamurin kombëtar me shqiponjën dykrenore dhe e kishte ngjitur në një vend frekuentues. Policia e kishte zbuluar, kështu që në vitin e dytë të shkollimit të mesëm, më 1967, u mor nga policia jugosllave, bashkë me shokun e bankës, Gafur Lokun. Në hetimet që iu bënë, përjetoi tmerret më të rënda, por meqë ishte ende i mitur, lëshohet me kusht. Rafi Halili nuk pushoi. Një vit më vonë veproi i patundur në demonstratat e vitit 1968 në Tetovë, për çka vetëm dy ditë më vonë policia arreston me akuzën për pjesëmarrje në demonstrata dhe për propagandë armiqësore. Për këto veprime, drejtoria e gjimnazit do ta përjashtojë, për çka ishte detyruar që të kërkojë vazhdimin e shkollimit në Kosovë, ku edhe i fillon studimet në Fakultetin e Drejtësisë.

Veprimtaria e tij ilegale nuk u këput asnjëherë. Ai njëherësh vepronte edhe në Tetovë, ku shpërndante materiale propaganduese dhe ngjiste afishe nëpër rrugë me shumë kalimtarë. Pikërisht në këtë periudhë, ai themeloi organizatën ilegale “Kushtrimi i Lirisë”, ku u kyçën shokët e tij dhe rinia patriotike.

Me këtë rast u hartua një memorandum, me të cilin në emër të qindra mijë shqiptarëve në Jugosllavinë e atëhershme, kërkonte bashkimin e trojeve shqiptare me shtetin amë. Ai do të organizojë me shokët, Gafur Loku, Rushit Nesimi, Elmaz Ademi, Ajet Ademi e disa të tjerë, hyrjen e fshehtë në objektin e Gjimnazit të Tetovës, ku ruheshin armët për stërvitje paraushtarake të nxënësve. Për këtë vepër që zbuloi policia, Rafi Halili u arrestua për herë të tretë më 22 shtator të vitit 1972, duke i vërë prangat në banesën e tij në Kodrën e Trimave në Prishtinë, prej nga dërgohet për hetime të mëtejme në Shkup. Në një seancë urgjente gjyqësore në Shkup, Rafi Halili dënohet me 7 vjet burg, ndërsa Gafur Loku me 5 vjet, Rushit Nesimi me po aq, Elmaz Ademi me 4 vjet e gjashtë muaj, Ajet Ademi me 2 vjet e gjysmë etj. Një kohë arrestojnë edhe vëllanë, Vexhiun, të cilin e dënojnë me 5 muaj burg, për shkak të shpërndarjes së pamfleteve. Rufi Halili kishte lënë në shtëpi familjen e tij, ndaj së cilës policia bënte presion dhe keqtrajtonte nënën e tij, gruan me tre fëmijët, Rinën, Shqipërikuqen dhe Shqipedëshmorin.

Rafi Halili ka qëndruar burrërisht nëpër burgjet sllave, bashkë me vëllezërit e tij të idealeve, si Fazli Greiqevci, Shaban Shala, Metush Krasniqi, Rexhep Mala e shumë të tjerë. Betimi i Kushtrimit të Lirisë në vitin 1981 ishte: “Unë, shqiptar nga Shqipëria, i biri i tokës Shqipëri që më pagëzoi shqiptar, betohem para flamurit dhe kombit tim se do të veproj për lirinë dhe bashkimin e atdheut në një shtet, duke ia falë edhe jetën!”.

Pas përfundimit të dënimit, Rafi Halilin e dërgojnë në shërbim ushtarak në Slloveni, ku vazhdon ndjekja e nga organet ushtarake dhe, pas kthimit të tij në vendlindje, sërish vazhdon me veprimtarinë e tij ilegale. Organet e sigurimit duke mos mundur ta arrestojnë Rafiun, shpesh bastisin shtëpinë e tij dhe keqtrajtojnë familjarët. Në këtë periudhë, në fillim të qershorit të vitit 1982, për pak të ndodhte një tragjedi në shtëpinë e tij, kur ishte kthyer fshehurazi për t’u takuar me familjarët. Shërbimet sekrete ishin informuar që ai ishte kthyer në shtëpi, policia bën një bastisje të beftë, por ai nuk u dorëzua, duke u mbrojtur me një pistoletë përballë policëve të armatosur. Gjatë ballafaqimit, ai plagoset rëndë në kokë dhe në këmbë, për çka dërgohet në Spitalin e Tetovës, ku e përplasin në dysheme. Mjekimi i tij vazhdon për tri javë në klinikat e Shkupit, prej nga lëshohet në një gjendje të rëndë. Gjykata e Shkupit e dënon me dënim kapital – burg të përjetshëm, që më vonë të shndërrohet në 15 vjet burg. Në burgun e Idrizovës në Shkup, Rafi Halili kishte përjetuar një katrahurë të vërtetë, ku gardianët e keqtrajtonin në mënyrë më mizore.

Në fillim verë të vitit 1992, para se të lirohej nga burgu, shqiptarët dolën në protesta, duke kërkuar lirimin e tij. Në mars të vitit 2001, krismat në Kalanë e Tetovës i priti me entuziazëm, ndonëse shëndetligë, mori rrugën për t’iu bashkuar UÇK-së, që ishte ideali i tij jetësor. Së voni, në Universitetin e Tetovës ishte promovuar libri: “Rafi Halili dhe Organizata Kushtrimi i Lirisë”, botuar nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” të Prishtinës.

MgidMgid

Related Posts

Zbulohet një tunel në burgun e Idrizovës
Maqedoni

Zbulohet një tunel në burgun e Idrizovës

March 21, 2023
Fatmir Mexhiti zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve në RMV
Maqedoni

Fatmir Mexhiti zhvilloi takim me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve në RMV

March 21, 2023
“Me ne, jo për ne” – sot në RMV shënohet Dita botërore e sindromës Down
Maqedoni

“Me ne, jo për ne” – sot në RMV shënohet Dita botërore e sindromës Down

March 21, 2023
Bastisje në Gazi Babë, ka të arrestuar
Maqedoni

Arrestohen dy gra, mashtruan me viza për punë në Gjermani

March 21, 2023
Bexheti publikon këngën që thotë se “hasmi ka shkelur në derë” (Video)
Maqedoni

Bexheti publikon këngën që thotë se “hasmi ka shkelur në derë” (Video)

March 21, 2023
Moti sot do të jetë i vranët dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut
Maqedoni

Moti sot, me vranësira dhe kryesisht me shi

March 21, 2023
Next Post
Gafuri: Te Voska Sport erdha për shkak të ambicieve të klubit dhe Izo Eminit

Gafuri: Te Voska Sport erdha për shkak të ambicieve të klubit dhe Izo Eminit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK