“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi”
Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të profesorit në Medresenë “Isa Beu”, paralalja e shtrirë – Tetovë, prof. Naim ef. Ferati.
Në emrin e BFI-së Myftinia e Tetovës, në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë besimtarëve, hoxhallarëve, shokëve, nxënësve/seve, profesorëve të medresesë, shprehim ngushëllimet më të sinqerta, familjes, shokëve dhe miqëve të tij. E lusim Allahun Fuqiplotë, që rahmetliun ta shpërblejë me xhennet, ndërsa familjarëve t’u japë sabër.
BFI-Myftinia e Tetovës
Myftiu:
Prof. Dr. Qani ef. Nesimi