Derbi i radhës mes skuadrave WHC Çair dhe Gjorçe Petrov luhet në sallën sportive “Enver Idrizi” në Çair. Çairaset e presin ekipin lider, të shtunën, prej orës 18:00 në kryendeshjen e javës së 20-të kampionale për femra.
Mysafirët nuk kanë humbje deri tani, por hendbollistet e trajnerit Basri Latifi shpresojnë se do t’ia shkaktojnë disfatën e parë në këtë sezon.
Vendësit bëjnë thirrje deri tek tifozët për mbështetjen e ekipit në një takim mjaft të rëndësishëm ndaj Gjorce Petrovit, të cilët dy vite me radhë shpallen kampion shtetëror.
Hyrja është pa pagesë dhe prezenca e publikut në sallē do të ishte një motiv për rrëmbimin e një fitoreje të re.
Postimi:
Ndeshja ÇAIR vs Gjorqe Petrov konsiderohet ndeshja kryesore e këtij sezoni në hendbollin femëror.
Ekipi që nuk ka asnjë humbje në kampionat dhe që këtë stinor është përforcuar me katër hendbolliste të shtunën vjen në Çair.
Ju bëjmë thirrje ditën e shtunë me datë 20.04.2024, të jeni në palestrën sportive “Enver Idrizi” në ora 18:00, për të mbështetur ekipin e vajzave në një takim mjaft të rëndësishëm ndaj Gjorqe Petrovit të cilët dy vite me rradhë shpallen kampion shtetëror.
Hyrja do të jetë pa pagesë dhe prezenca e publikut në sallē do të ishte një shtysë e madhe për të marrë 3 pikët.
Për Çairin, për Shkupin dhe për vendin tonë!