Në garat e kupës për junior të rinj, pionierja e KA Liria nga Saraji i Shkupit, Lina Iseni, shënoi sukses të madh. Talentja e re e atletikës në një garë arriti tre rekorde shtetërore në kërcim trehapësh në kategorinë e pioniereve, junioreve të reja dhe junioreve, me rezultat 10 m 88 cm.
Me vetëm tre atlete të reja (14 vjeçare), KA Liria në plasmanin e përgjithshëm u rendit në vendin e 4-të që është një sukses shpresëdhënës.