NGA REXHEP MEMMEDI
Në Shkup u shënua pesëvjetori i Shoqatës së Shkrimtarëve “ ABC- poetike”
Historiku i SH.SH”ABC-POETIKE” Shkup:
Të nderuar të pranishëm, zonja dhe zotëri:
Sot po shënojmë pesë vjetorin e themelimit të “Klubit letrar”, Shoqata e Shkrimtarëve “ABC-P0ETIKE”- Shkup.
Klubi letrar u themelua me iniciativë të ish kryetarit të ndjerë, poetit Sami Sherifi më vitin 2016, më vonë më vitin 2020 nga kryetari Vullnet Sadiku regjistrohet si Shoqatë e Shkrimtarëve”ABC-ja Poetike” Shkup.
Poeti Sami Sherifi kishte tubuar shkrimtar, poet dhe rapsod si Tahir Seferi, Sadri Jakupi, Vullnet Sadikiu, Rexhep Bajrami dhe të tjerë për të themeluan ndër të parët Klubin letrar “ABC –Poetike “.
I ndjeri Sami Sherifi, me shkrime ishte marrë që herret, por botimet e tija kishin parë dritë jeshile shumë vonë dhe jashtë vendit në Bukureshtin e Rilindësve tanë. Kishte shkruar poezi për jetën në mërgim dhe për atdheun. Samiu në Shkup u kthye pas konfliktit të vitit 2001 dhe filloi një jetë të re, me vëmendje dhe kohë kushtuar aktiviteteve kulturore.
Takimet e para me këtë lloj aktiviteti i filloi më vitin 2016 ke restoranti “Evropa 93” pronë e Ramadan Sadikut, në kalimin kufitar të Bllacës. Gjatë kësaj kohe organizoi shumë aktivitete kulturore, orë letrare, manifestime tradicionale, promovoi libra të autorëve shqiptarë nga vendi, trojet shqiptare dhe nga
diaspora. Samiu ishte i ftuar në shumë manifestime letrare si në vend ashtu edhe në diasporë ku kishte punuar dhe vepruar më gjatë kohë. Vdiq papritmas më 13 nëntor të vitit 2020. U varros në vendlindjen e tij në Sillare të Poshtme.
Shoqata mbeti pa kryetar. Anëtarët, poetët në moshë nuk pranonin të marrin timonin e shoqatës. Duke mos dashtë që shoqata ta shuaj veprimtarinë e saj, zgjodhi për kryetar z. Vullnet Sadikun.
Për punën dhe kontributin e Vullnetit tregojnë rezultatet dhe sukseset e arritura. Vullneti shkon rrugës së Samiut, vazhdon të punoj pa kursyer kohën, nuk ka braktisur shokët e Samiut, ka përkrahjen e shkrimtarëve dhe poetëve të mëdhenj shqiptar, në vend, trojet mbarë shqiptare dhe diasporë.
Sa u përket aktiviteteve letrare dhe manifestimeve tradicionale , do të përmendi disa nga ato: janë mbajtur dhjet ra orë letrare në Shkup dhe qytete tjera ku kemi qenë bashkë organizator, pastaj në Shqipëri dhe Kosovë. Kemi promovuar dhjeta libra të autorëve tanë dhe të miqve tanë, si në Shtëpinë e Kulturës “Koço Racin” ashtu edhe në Shkollën fillore “Liria” dhe Gjimnazin “Z. L. Marku” në Shkup. Kemi marrë pjesë në më shumë manifestime tradicionale ke shtëpia muze e Nënës Terezës këtu në Shkup, në parkun e Çairit me moton “100 mijë poetët e botës”- “poezia nuk njeh kufi”, në Likovë, Manastir, në shumë qytete të Shqipërisë, si në Tiranë, Durrës, Shkodër,
Kukës, Përmet, pastaj në Kosovë nga Hani i Elezit, në Ferizaj, Prishtinë, Pejë, Prizren dhe qytete tjera.
Kemi pasur më tepër takime me kryetarë komunash: me të Çairit, Sarajit dhe të qytetit të Shkupit, Strugës dhe të Gostivarit të cilët na kanë afruar bashkëpunim në sferën e aktiviteteve kulturore.
E gjithë kjo punë është bërë nga vullneti i mirë i njerëzve bujar të cilëve u dëshirojmë shëndet dhe suksese.