Skuadra e basketbollit BC Çair 2030 ka njoftuar se të mërkurën do ta zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj dy herë kampionit të Kosovës, përcjell Open-TV.
Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, Çair 2030 zbuloi detajet e ndeshjes miqësore ndaj Golden Eagle Ylli nga Theranda.
Kjo ndeshje do të zhvillohet nesër (e mërkurë) në sallën sportive “Shaban Tërstena” në Cair me fillim prej orës 15:00.
Postimi I BC BC Çair:
Miqësore vëllazërore
Nesër ekipi ynë KB Çair 2030 në ora 15:00 e mirëpret dy herë kampionin e Kosovës, klubin Golden Eagle Ylli.
Ju dëshirojmë mirëseardhje të ngrohtë ashtu si e kemi traditë. (Open-TV)
- EAGLES FLYING HIGH