Drita Islami vazhdon të jetë atletja jonë më e mira. Ajo së fundmi shënoi rekord të ri shtetëror në 400 metra në salla të mbyllura, shkruan Open-TV.
“Jam shumë е kënaqur me paraqitjen time në kampionatin evropian të sallave të mbyllura, kam arritur të vrapoj një rezultat prej 55.86 që është vetëm 0.02 të qindtat më pak se Rekordi im Shtetëror 55.84. Të gjithë ata që kuptojnë Atletikën e dinë se sa e vështirë është të vraposh këtë rezultat në korsin e parë, me këtë garë përfundon sezoni im dimëror dhe fokusi im është në sezonin veror në 400 metra me pengesa. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, me të vërtetë do të thotë shumë për mua”, pati deklaruar Drita pas kamponatit europian në salla në Stamboll, në mars të këtij viti.
Mirëpo, në ndërkohë, trajneri i KA Liria nga Saraji, trajner i saj i dikurshëm, Rrahman Alija, sot ka publikuar një foto me Dritën të vitit 2013, kur ajo ishte pjesë e atij klubi.
“Kjo na ishte ne 2013 kur Drita qe nga atehere e deri sot, ajo vazhdon te jet me e mira ne Maqedoni, po edhe ne gjith trojet shqiptare ne disciplinat 200, 400 dhe 400m/ me pengesa”, ka shkruar trajneri Alija.
Sot Drita Islami është e fokusuar në arritjen e një suksesi edhe më të madh në karrierë-pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Verore “Paris 2024”. (Open-TV)