Sot është 22 Nëntori-Dita e Alfabetit të gjuhës shqipe, i cili u unifikua 114 vjet më parë në Kongresin e Manastirit, shkruan Open-TV.
Kjo është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit shqiptar.
Shumë këngëtarë e këngëtare i kanë kushtuar këngë Manastirit, ndërsa njëri prej tyre është edhe i mirënjohuri Nuredi Fetahu nga Kumanova.
Ai thotë se këtë këngë e këndon me shpirt e zemër.
“Ndihem sikur të jem në këtë datë 22 nëntor kur është mbajtur Kongresi i Manastirit më 1908 bashkë me të gjithë personat e historisë shqiptare që u vendos alfabeti i gjuhës shqipe”, deklaroi këngëtari Nuredin Fetahu, mësues në pension, dhe shton:
“Është një këngë që e këndoj me shpirt e zemër. Tekstin ma ka bërë poeti nga Gjilani, Shaip Bllaca. Kemi qenë bashkë në hkollën e lartë pedagogjike në Shkup”, flet me emocione dhe nostalgji për këgën, Nuredin Fetahu.
Kujtojmë se, në Kongresin e Manastirit morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Kongresi njësoi alfabetin me 36 shkronja. /Open-TV/