Faleminderit të gjithëve për besimin e dhënë.
Faleminderit kryetarit të deritanishëm Bashkim Murtezit për mundin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që dha për formimin dhe ngritjen e organeve partiake deri në këtë nivel, për mundësinë që ma dha të jam përkrah tij në shumë sfida të vështira duke qenë edhe në detyrën e nënkryetarit, por edhe atë të anëtarit të kryesisë, shpresoj dhe dot kërkojë edhe në vazhdim përkrahjen dhe këshillën tënde, që të jam kryetar dege, e pranova këtë sfidë, pasi që sfidat e forcojnë një personalitet dhe e kalisin atë.
Të qenurit kryetar është një detyrë e rënd dhe me shumë obligime.
Do të mundohem maksimalisht të jam transparent dhe konsultatitv të gjitha punët dhe vendimet që do ti marrim bashkarisht.
Kërkojë nga të gjithë ju që të jemi të bashkuar në çdo lloj sfide që do të paraqitet dhe që është në interes të partisë e shoqërisë. Faleminderit edhe një herë e na prift e mbara.