Sonte, me 05.11.2022 u mbajt Kuvendi i degës së Alternativës në Kumanovë në të cilin kuvend u raportua për projektet e realizuara në periudhën e deritanishme, projektet që janë duke vijuar si dhe idetë dhe planet për të ardhmen.
Nga Sekretari Organizativ, përndryshe kryetar i deritanishëm i degës së Alternativës Kumanovë, Bashkim Murtezi, u raportua për të gjitha detajet si dhe nevojën e ristrukturimit dhe vazhdimit të rrugës së demokratizimit të institucioneve partiake.
Alternativa dega në Kumanovë është një shembull pozitiv në drejtimin e aplikimit të vlerave demokratike dhe institucionale.
Deri te kuvendi i degës për kryetar të ri të degës u propozua Orhan Kurtishi, i cili me vota unanime u zgjodh kryetar i degës së Alternativës në Kumanovë.
Përndryshe si nënkryetar i degës nga Lagja e trimave u zgjodh Abaz Selmani.
Orhan Kurtishi në fjalën e tij të rastit, falënderoi aktivitetin e deritanishëm të kryetarit Bashkim Murtezi, duke kërkuar ndihmën e tij në vazhdimin e rrugës së drejtë institucionale, falënderoi për përkrahjen unanime nga kuvendarët si dhe kërkoi që këtë rrugë ta vazhdojmë bashkërisht drejt arritjeve të fitoreve të mëdha.
Përndryshe, Orhan Kurtishi vjen nga Lagja Skenderbeu. Ka qenë kryetar i nëndegës së lagjes Skenderbeu, nënkryetar i degës së Alternativës në Kumanovë, shef shtabi në zgjedhjet lokale të vitit 2021 si dhe aktivist i hershëm politik.
Orhan Kurtishi ka diplomuar në Fakultetin e Kriminalistikës në Shkup.