Pas 133 ditësh mori fund Big Brodher VIP 2 në Shqipëri. Sot në media lexova se për gëzimin e shumëkujt paska fituar Luiz Ejlli, i cili në dalje nga shtëpia e Big Brother paska fikur dritat. Po tani? Do të shpallet festë kombëtare kjo ditë dhe do të shënohet së bashku me ditëlindjen e heroit të kombit Gjergj Kastrioti – Skenderbeu?! Apo do të shpallet një muaj ditë zie për shumë media e portale, deri sa nuk gjejnë ndonjë BB tjetër? Besa as pushteti nuk i ka punët mirë, sepse mund të ndodhë që njerëzit nuk kanë më ndonjë argëtim dhe u kujtohet se kushtet e jetës nuk qenkan edhe aq të mira në vend, se paska probleme të tjera jashtë BB, se të rinjtë dhe ekspertët po vazhdokan të ikin nga vendi…
Personalisht më duhet të pranoj se jam pak jashtë rrjedhave ndoshta, nuk kam shikuar asnjë vazhdim. As finalen e cila paska qene mbrëmë. Por në shenjë respekti për ata që kanë vuajtur kaq shumë me Luizin po e japim lajmin për këtë „ngjarje historike“.
Urime, urime!
(Shkruan: Diaspora Today)