• Impressum
  • Na Kontaktoni
October 1, 2023
Open-Tv
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
Open-TV
No Result
View All Result
Home Politikë Maqedoni

Pendarovski: Kërkesa e Bullgarisë që në Kushtetutë të shkruhen edhe bullgarët, është ndërhyrje në punët e brendshme

January 19, 2022
in Maqedoni
Pendarovski: Kërkesa e Bullgarisë që në Kushtetutë të shkruhen edhe bullgarët, është ndërhyrje në punët e brendshme
Share on FacebookShare on Twitter

“Kërkesa e Bullgarisë, që Maqedonia e Veriut t’i regjistrojë bullgarët si pakicë në Kushtetutë, është ndërhyrje në punët e brendshme”. Kështu mendon presidenti i vendit Stevo Pendarovski.

Sipas tij, maqedonasit në Bullgari ekzistojnë, por ata janë shtetas bullgarë dhe të drejtat e tyre në këtë aspekt, ata duhet t’i kërkojnë në nivel individual. Pendarovski tha se derisa i harxhojnë këto mekanizma në Bullgari dhe nuk e marrin këtë të drejtë, atëherë duhet të drejtohen në Strasburg, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në Bullgari ka maqedonas. Dhe a do të ndërhyjmë ne prej këtu si shtet për të ndihmuar të drejtat e tyre, jo. Pse jo? Rregulli numër një në të drejtën ndërkombëtare, politikën ndërkombëtare, neni dy i Kartës së OKB-së – vlen për të gjitha vendet në botë: nuk ka ndërhyrje në punët e brendshme të vendit. Ata janë shtetas bullgarë, shtetas të Republikës së Bullgarisë. Ju siguroj se shteti maqedonas në nivel shtetëror asnjëherë nuk ka tentuar t’i shtyjë atje, t’i provokojë, t’u thotë – dilni, t’u ndihmojë. Ajo vendoset në nivel individual. Ndihesh maqedonas, këtë do ta thuash. Nëse nuk ta japin, shkoni në Strasburg. Kjo është rruga. Nuk ka rrugë tjetër”, tha Pendarovski për “TV24”.

Se kërkesa e Bullgarisë që Maqedonia e Veriut të përfshijë bullgarët në Kushtetutë është ndërhyrje në punët e brendshme, Pendarovski nuk i tha kryeministrit Kirill Petkov, sepse ai, siç tha, nuk ia ka kërkuar një gjë të tillë.

“Nuk mund të më thuash nga jashtë, ata janë qytetarët tanë. Në Maqedoni ka bullgarë, por autoritetet tona janë përgjegjëse për të drejtat e tyre. Nëse ne i shkelim të drejtat e tyre ose ata nuk janë të kënaqur me mënyrën se si ne i mbrojmë të drejtat e tyre, atëherë ata do të shkojnë në Strasburg, por ata janë shqetësimi im, sepse janë të mitë, qytetarët tanë. Ashtu siç nuk kam të drejtë dhe nuk duhet të them “ju do t’u jepni të drejtat maqedonasve në Bullgari, ashtu ai nuk ka të drejtë të më thotë nëse duhet të përfshijmë apo jo bullgarët në kushtetutë. Është vendimi ynë sovran”, theksoi presidenti.

Related Posts

Bilall Kasami: Uzurpimi i pronës publike ka marrë fund
Maqedoni

Bilall Kasami: Nuk do të i votojmë ndryshimet kushtetuese

October 1, 2023
MPPS: Nis pagesa e shtesave për fëmijë
Maqedoni

Nga nesër fillon pagesa e pensioneve, me rritje prej 5.3%

October 1, 2023
Kryetarja e Këshillit komunal të Kumanovës: Menaxhimi i NP “Tregu i Gjelbërt” nga drejtori Gëzim Kadriu është për tu vlerësuar (VIDEO)
Maqedoni

Kryetarja e Këshillit komunal të Kumanovës: Menaxhimi i NP “Tregu i Gjelbërt” nga drejtori Gëzim Kadriu është për tu vlerësuar (VIDEO)

October 1, 2023
Fshati Zubovc i Gostivarit duket i shkretë, migrimi i mori nxënësit dhe rininë!
Maqedoni

Fshati Zubovc i Gostivarit duket i shkretë, migrimi i mori nxënësit dhe rininë!

October 1, 2023
Dita nis me diell dhe me temperatura të ulëta, parashikimi i motit këtë të martë
Maqedoni

Parashikimi i motit për sot

October 1, 2023
Kërkohet rritja e pagave të profesorëve
Maqedoni

A duhet të përgjigjemi kur na pyesin: “Sa e ke rrogën?”

September 30, 2023
Next Post
Gjykata Themelore merr një vendim për Adelina Ismailin dhe motrat e saj

Gjykata Themelore merr një vendim për Adelina Ismailin dhe motrat e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MARKETING

Open-Tv

© 2022 OPEN-TV.MK

Navigate Site

  • Politikë
  • Sport
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
  • Retro
  • Kuriozitete

Follow Us

No Result
View All Result
  • Politikë
    • Bota
    • Rajon
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Shqipëri
    • Të gjitha
  • Sport
    • Basketboll
    • Boks
    • Formula 1
    • Futboll
    • Hendboll
    • Karate
    • Mundje
    • Sporte te tjëra
    • Tenis
    • Botërori 2022
  • Emisione
  • Diaspora
  • Opinione
  • Lifestyle
    • Shëndetësi
    • Shkencë
    • Showbiz
  • Retro
  • Kuriozitete

© 2022 OPEN-TV.MK