F A L Ë N D E R I M
– Pas një periudhe të gjatë kohore respektivisht brenda 1 viti, sot përfunduam me sukses realizimin e projektit që kishte për qëllim rregullimin e kanalizimit, ndërtimin e urave si dhe atë të bekatonizimit të rrugës kryesore të fshatit edhe atë duke filluar nga hyrja e deri në Gavell.
– Realizimin e projektit në fjalë përmes anës materiale përveç banorëve të Allashecës të cilët jetojnë brenda dhe jashtë fshatit, njëashtu projektin në fjalë e ndihmuan edhe shumë miqë e dashamirë të territorit të Komunës së Likovës dhe Kumanovës si dhe më gjërë. Duke mos e harruar edhe diasporën. Ndërsa, për punën për fazën e parë dhe të dytë u përkujdes “ALB PROJEKT” nga fshati Hotël, kurse për fazën e tretë respektivisht të fundit u përkujdes “SELO BEKATON” po ashtu nga fshati Hotël.
– Njëashtu një falënderim i veçantë shkon edhe për kryetarin e Komunës së Likovës, z. Mr. Erkan Arifin, i cili përmes formave të ndryshme që nga fillimi e deri në fund e ka përkrahur projektin në fjalë.
– Si “Shoqatë e Allashecës” u jemi mirënjohës të gjithve të cilët kanë kontribuar përmes formave dhe mënyrave të ndryshme, dhe ndoshta nuk kemi mundur që t’i përmendim të gjithë veç e veç, sepse numri i kontribuesve është i madhë. Lusim Allahun (xh.sh) që të ju shpërblejë me të mirat e Tij.
Me nderë dhe respekt nga këshilli organizativ i Shoqatës së Allashecës, në krye me kryetarin e saj, z. NEHAT XHELADINI.
Allashec / 15 Gusht 2023
LINKU: https://www.facebook.com/photo?fbid=258543087032870&set=pcb.258543210366191