Dy ditë pas situatës së tensionuar mes fqinjëve në lagjen “43” në Butel të Shkupit, për të folur para kamerës dhe për të dhënë versionin e saj u paraqit edhe pronarja që pretendon pronësinë e kësaj pjese të rrugës.
Sllavica Komnenova thotë se ka vendim gjyqësor se toka është e saj. Për këtë na tregoi edhe fletëpronësinë dhe hartën e parcelës.
Pohon se që në vitin 2022 e ka privatizuar këtë pjesë të rrugës, ndërsa për shtyllën që tashmë u pre, thekson se më herët nuk ka qenë në atë vend, ndërsa fqinjët e kanë rivendosur.
“Kemi fituar aktgjykim shumë shpejtë nga “Rrugë dhe Rrugica” që i kemi paditur, ne i kemi paditur me “Rrugë dhe rrugica” dhe ato e kanë humbur sepse asnjë dokument nuk kanë, ata merren me rekomandime nga dikush, ta përgjysmojnë dhe ta bëjnë parking për palën e tretë. Megjithatë unë e kam pronë dhe nuk mund ta lejoj dikush të më shkelë. I kam paditur ato dhe kanë humbur në gjyq”, tha Sllavica Komnenova.
E deri sa po zhvillonim bisedën me të, disa fqinjë duke kaluar nga larg lëshuan fjalë se ajo ka falsifikuar dokumentet.
-Dokumente false ke…
-Çfarë komenti ke që të thotë se ke dokumente false?
-Ja pra më thotë se kam punuar në kadastër, t’i tregoj që unë nuk kam lidhje me kadastër.
Kamnenova po ashtu shprehet se u ka thënë fqinjëve që të marrin gjeometër nëse nuk besojnë se është vendi i saj.
“Unë iu kam thënë thërrisni gjeometrin, ftoni gjeometrin nëse nuk besoni. Ne kemi marrë edhe gjeometër për herë të parë kur janë shënuar rrugët, ne e kemi paguar gjeometrin ata i kanë përzënë, nuk besojnë, le të vijë komuna, le të vijë gjyqi, ja pra edhe gjyqi erdhi, vendim gjyqësor, nuk e pranojnë atë, tani duhet të vijnë nga komuna dikush tu tregojë që kjo rrugicë është e përgjithshme. -Do të kërkoni nga komuna të vijnë këtu?
Unë me ato nuk kam asgjë, kjo rrugicë është e komunës, dhe duhet komuna të vijë tu tregojë, deri ku është e tyre, në mënyrë që të sigurohet”, theksoi Sllavica Komnenova.
Dy ditë më parë, situata në këtë lagje ishte aq e tensionuar, saqë qe e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë për të qetësuar palët. Banorët e lagjes që kundërshtojnë Kamnenovën, thonë se shumë vite më parë, kjo ka qenë pronë e tyre por që shteti e ka marrë dhe e ka shndërruar në pronë publike, ndërsa tani një fqinj aty afër e ka blerë nga shteti dhe e ka privatizuar. Thonë se për këtë ende janë në proces gjyqësor, andaj edhe kundërshtojnë vazhdimin e punimeve. Por, Komnenova shprehet se avokatja e fqinjëve po që i udhëheq në mënyrë të gabuar sepse vendimi nga gjyqi është përfundimtar.