Hendbollistet e WHC Çair, të shtunën, me fillim prej orës 18:00, e presin Kumanovën, në takimin e javës së dytë të Ligës së femrave.
Dy portieret e klubit, Magdalena Kojovic dhe Anisa Sali flasin para derbit i cili pritet me interesim të madh.
Ato e pranojnë se i pret një ndeshje e vështir, por se do të japim maksimumin për të shënuar fitore.
“Këtë fundjavë na pret një ndeshje e vështirë, një luftë e vështirë mes dy skuadrave të përgatitura mirë dhe me përvojë. Jemi duke u përgatitur për këtë sezon për një kohë të gjatë, duke e ditur se çfarë ndeshjesh na presin, përfshirë edhe këtë. Në fushë do të tregojmë se kush është më i miri dhe shpresojmë të përmbushim pritshmëritë e trajnerit dhe publikut”, deklaroi Magdalena Kojovic.
“Nuk është hera e parë që luajm me ekipin e Kumanovës dhe besoj se këtë sezon jemi më të pergatitur se asnjëherë më parë. Kemi besim në njëra tjetrën, do të japim maksimumin për ndeshjen e së shtunës. Mbështetja më e fort vjen nga trenerët të cilët na japin vullnet dhe kanë dhënë përqëndrim po ashtu dhe mbështetja vjen edhe nga publiku të cilët janë me ne ne çdo ndeshje dhe besoj që do të jenë të kënaqur me ndeshjen qe do ta luajmë”, shtoi Anisa Sali.
Sa për kujtesë të dyja ekipet sivjet marrin pjesë në garat europiane.